Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të dy të hetuar për dosjen e sterilizimit.
Në masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “detyrim për t’u paraqitur” u lanë edhe 4 zyrtarët, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata dhe Genci Burazeri.
SPAK akuzon biznesmenin Rrapaj për mashtrim me pasoja të rënda dhe ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë dhe zyrtarët e tjerë për “Shpërdorim detyre” e “Falsifikim detyre” gjatë procedurave për koncensionin e sterilizimit.
-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”
-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”
-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Marsela Serjana: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh:” dhe “shpërdorim detyre“
-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”
-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”