Extra Diola Dosti tregon pse i dha fund miqësisë me Nita Latifin

Diola Dosti tregon pse i dha fund miqësisë me Nita Latifin

Diola Dosti dhe Nita Latifi ishin goxha shoqe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por jashtë Diola ndjeu një indiferencë nga ana e Nitës.

Në “Natën me Aulonën”, dietologia pse vendosi t’i bënte unfollow në Instagram duke ndërprerë përfundimisht miqësinë mes tyre.

“Brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ kam qenë njësoj si edhe jashtë dhe nëse është një individ që ka pasur një problem me shëndetin, unë kam bërë edhe rolin e nënës, duke qenë vetë nënë, për ta mbrojtur në mënyrë instiktive. Pashë që ky investim emocional që dhashë (për Nitën) aty brenda, nuk u barazua me pjesën jashtë kur dola.” – tha ajo.

“Pashë një energji totalisht ndryshe, u ndjeva pak e zhgënjyer dhe thashë: ‘E di çfarë? Kur unë investohem dhe nuk marr diçka mbrapsht, më mirë të fus vizën’,” shtoi në vijim.

“Nita është një vajzë shumë e mirë, i uroj shumë suksese,” përfundoi Diola.