Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën ndaj grupit të Shullazit.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mos paraqitja e avokatëve mbrojtës të caktuar kryesisht nga Gjykata.
Seanca e radhës u caktua me 18 qershor, ora 12 e 30. Seanca u shoqërua mes debatesh mes të pandehurve dhe trupës gjykues.
Të pandehurit kërkojnë të mos gjykohen nga kryesuesja Saida Dollani.
Gjykata vendosi të gjobisë 2 nga avokatët për mos praninë e tyre me nga 5 mijë lekë.