Bota Edhe presidenti Trump merr limuzina me… qira!

Edhe presidenti Trump merr limuzina me… qira!

Shtëpia e Bardhë ka marrë me qira katër limuzina me rastin e vizitës dyditore të presidentit amerikan, Donald Trump në Irlandë duke shpenzuar pothuajse një milion dollarë, sipas gazetës britanike ”The Guardian”, ku pretendohet se shuma është paguar në katër këste.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka reaguar për momentin mbi kërkesën për konfirmim nga ana e kësaj gazete për shpenzimet, që sipas bilancit arrin në 233 758 dollarë për makinë.

”The Guardian” kujton se në qershor të vitit 2013 edhe zonja e parë e asaj kohe, Michelle Obama dhe vajzat e saj Sasha dhe Malia kishin marrë me qira një limuzinë ”Mercedes-Klasa E” për tre ditë, ndërsa presidenti Barack Obama ishte në samitin e G8 në Irlandën e Veriut, dhe me atë rast, shpenzimi ishte vetëm 114 000 dollarë.