Formohet koalicioni që rrëzon Netanjahun nga detyra, bën pjesë dhe partia arabo-izraelite: “Kjo qeveri do të punojë për të gjithë qytetarët e Izraelit, për ata që votuan dhe ata që jo”
Drejtuesit e opozitës në Izrael kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri koalicioni, duke hequr Benjamin Netanyahu-n nga posti i kryeministrit pas 12 vjetësh.
Përpara afatit kushtetues, Yair Lapid, kreu i partisë qendrore Yesh Atid, arriti të arrijë një marrëveshje me udhëheqësit e partive të tjera të opozitës, duke përfshirë nacionalistin e krahut të djathtë Naftali Bennett, udhëheqësin e partisë Yamina.
Si kryeministër i caktuar për qeverinë e re, Lapid informoi Presidentin izraelit Reuven Rivlin se ai kishte mbështetjen e shumicës për përbërjen e qeverisë së re.
“Informova presidentin Reuven Rivlin që ia dolëm të krijojmë qeverinë e re”, shkroi në Twitter, Yair Lapid, lideri i partisë së qendrës Yesh Atid. “Kjo qeveri do të punojë për të gjithë qytetarët e Izraelit, për ata që votuan dhe ata që jo”, shtoi ai.
Më tej, Lapid informoi presidentin Rivlin që pjesë e koalicionit qeverisës do të jetë Partia Blu e Bardhë e Benny Gantz, Yamina e Naftali Bennet, Izaeli shtëpia jonë e Avigdor Lieberman. “Shpresa e re” e Giedeon Saar, Laburistët dhe ajo që bie në sy është partia arabo-islamike Raam.
Rivlin përgëzoi Lapid dhe partnerët e tij të koalicionit në Twitter.
Qeveria e re e koalicionit të Izraelit do të përbëhet nga një total prej tetë partish politike me një total prej 62 anëtarësh në parlament.
Sipas marrëveshjes së koalicionit, Bennett do të jetë i pari që do të drejtojë qeverinë si kryeministri i ri i Izraelit, dhe pastaj Lapid do të vijë në atë pozicion me rotacion pas dy vjetësh.
Netanyahu dhe partia e tij Likud po kërkojnë që të djathtët që të mos mbështesin koalicionin e ri dhe qeveria e re izraelite duhet të fitojë zyrtarisht besimin e një mazhorance në Knesset, parlamenti izraelit me 120 vende të Izraelit, jo më vonë se 14 qershor.
Formimi i një qeverie të re në Izrael do të parandalojë thirrjen e zgjedhjeve të pesta parlamentare në dy vitet e fundit.
Një qeveri e re e koalicionit do të shënonte fundin e qeverisjes 12-vjeçare të kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili ka qenë në detyrë që nga marsi 2009.
Pasiguria politike në Izrael do të vazhdojë për disa ditë të tjera pasi deputeti i partisë së Bennett, Nir Orbach tashmë ka thënë se ai nuk do të mbështesë koalicionin e ri.