Aktualitet Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon 20 vjet burg për Nevaldo Hajdarajn

Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon 20 vjet burg për Nevaldo Hajdarajn

20 vjet burg ka kërkuar këtë të enjte prokuroria për ish-efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Më herët, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Hajdarajt për gjykim të shkurtuar, ndaj atij i ulet dënimin me 1/3, kështu që në përfundim për ish-efektivin u kërkua 13 vjet e 4 muaj burg.

Mëngjesin e 8 Dhjetorit, Hajdaraj vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha, në zonën e Laprakës në Tiranë. Ndaj ish-efektivit rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Mësohet se gjatë seancës së ditës së sotme, i pranishëm në sallë të gjyqit ishte edhe babai i viktimës, Qazim Rasha