Arba Kokalari ka marrë mandatin si eurodeputete e Suedisë dhe është ulur për herë të parë në Parlamentin Evropian.
Ajo ka premtuar se do të jetë “zëri i Suedisë” në institucionin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian, por edhe shqiptarët tashmë i kanë sytë nga bashkëkombësja e tyre për të qenë një mbështetje më shumë në procesin integrues.
Kokalari siguroi votat e nevojshme nën siglën e Moderate Party për të hyrë në PE.
Ajo ka lindur në Tiranë dhe më pas ka emigruar drejt Suedisë së bashku me familjen. 32-vjeçarja është mbesa e Musine Kokalarit, veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare, si dhe një ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist.