Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Portugali gjatë një ndeshje futbolli ku gjyqtari është detyruar të ndërpresë lojën për shkak se kishte nevojë të shkonte në tualet. Duke se askush nuk mund ta ndalojë atë që natyra të cakton dhe pikërisht kjo ka ndodhur me arbitrin Luis Godinho në ndeshjen mes Chaves dhe Nacional ku ai u detyruar të ndërpristë ndeshjen.
Ndeshja u ndërpre pas 10 minutash që nga fillimi i pjesës së dytë. Në fillim askush nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte kur Godinho vrapoi jashtë fushës. Por ai u kthye pas tre minutash dhe më pas u mor vesh se kishte qënë një ’emergjencë’ për të shkuar në tualet. Në formë shakaje ai mori një karton të kuq nga gjyqtari anësor. Ndërsa ndeshja u nda me rezultat 2-1 në favor të skuadrës Chaves.