Ardi Veliu, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është prezantuar këtë të premte si drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke zëvendësuar në këtë post zotin Muhamet Rrumbullaku.
“Ish-Drejtori Rrumbullaku drejtoi Agjencinë me rezultate të larta në një proces reformimi, duke u shndërruar në një strukturë më civile në ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin Zjarrfikës.
Falë punës këmbëngulëse dhe intensive të AMP nën drejtimin e z. Rrumbullaku, Agjencia ka kaluar përmes një procesi transformues duke u shndërruar në pararojë e zbatimit të ligjit në kuadrin e goditjes së fenomeneve negative si paligjshmëria dhe korrupsioni në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Rezultatet e arritura nga AMP gjatë kësaj periudhe, e kanë bërë Agjencinë një nga institucionet më të mbështetura nga publiku sa i përket reagueshmërisë dhe zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.