Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka prezantuar Kastriot Skënderaj, në detyrën e Drejtorit të Policisë Vendore Tiranë.
Veliu ka vlerësuar integritetin dhe profesionalizmin e treguar nga Skënderaj në detyrat e mëparshme dhe shprehu bindjen se edhe në këtë detyrë shumë të rëndësishme do ta përmbushë me sukses.
Drejtori i Pergjithshëm falenderoi efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për përkushtimin që kanë treguar gjatë kohës që ai ishte në krye të Policise Vendore dhe u kerkoi që rezultatet e arritura t’i rritin më tej, nën drejtimin e zotit Skënderaj.
Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj vjen nga një karrierë e gjatë policore në rolin drejtues, ku së fundi mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Kufirit Tiranë.