Kryesore Argita Malltezi: Si qëndron e vërteta për Lulzim Bashën dhe hyrjen time...

Argita Malltezi: Si qëndron e vërteta për Lulzim Bashën dhe hyrjen time në politikë

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi, në një intervistë për emisionin “Top Story” në TCH u pyet edhe nëse ka në plan që tashmë të futet vetë në politike, por e refuzoi këtë.

“Jo. Betejën politike e bën Sali Berisha dhe them se shkëlqen në atë që bën. Unë nuk kam ndonjë plan të fshehtë për t’u futur në politikë. Unë kam zgjedhur me vetëdije këtë rrugë. unë nuk kam asnjë plan për të hyrë në politikë. Jam pjesë e PD-së dhe vlerave që ajo përfaqëson”, tha Malltezi.

Ajo u pyet edhe për Lulzim Bashën dhe versionin se ishte ajo që e ndihmoi të hynte në politikë.

“Nuk e kam sjellë unë në politikë. Kjo është gënjeshtër. Në 2005-ën ai ka pasur një ofertë tjetër politike. Ka qenë rrethi im shoqëror, kjo është e vërtetë dhe mua më ka kërkuar vetëm një gjë që të takonte Sali Berishën. Për këtë e kam ndihmuar, por unë nuk e dija për çfarë ai donte që ta takonte Berishën.

Unë nuk sugjeroja njerëz tek Berisha sepse nuk kam dashur kurrë që t’i jap kosto Berishës me njerëzit që do t’i sugjeroja unë. A më ka zhgënjyer Basha? Kjo është pyetje retorike. Një Marine le Pen shqiptare? Unë vlerësoj që e dhashë përgjigjen për këtë”, tha Argita Malltezi.