Argjentina ka fituar me penallti një nga finalet më dramatike të historisë.
Një ndeshje që i pati të gjitha, 6 gola, kartonë, përmbysje rezultati, dhe që në fund u vendos nga penalltitë, ku Franca humbi dy të tilla.
Argjentina mundi me penallti, me rezultatin 4-2 Francën, duke ngritur kështu trofeun pas 36 vitesh.
Ndeshja dramatike
Argjentina kaloi e para në avantazh falë një penalltie të ekzekutuar nga Messi, në minutën e 23 të lojës. Në minutën e 36-të, Argjentina shënoi sërish falë Di Marias. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fundit, në 19 minutat e fundit të pjesës së dytë, erdhi përmbysja e madhe. Në minutën e 80 ishte Mbappe që shënoi falë një penalltie. Vetëm dy minuta më pas ai shënoi sërish, duke barazuar gjithçka në minutën e 82.
Në kohën shtesë Argjentina kaloi sërish në avantazh falë Messit, por rezultati u barazua sërish nga një penallti e Mbappe që shënoi tripletë
Te penalltitë, Argjentina u tregua më e saktë, duke e fituar për herë të tretë Kupën e Botës.
Hera e fundit që Argjentina kishte fituar kampionatin botëror ishte në vitin 1986. Ndërsa Franca e kishte fituar Kupën e Botës në 2018.
Ndeshjen e fundit të Botërorit e ndoqën mbi dy miliardë njerëz në mbarë botën. Më shumë se 150 vende e transmetuan këtë takim nga të gjitha kontinentet. 89 mijë spektatorë ishin të pranishëm në stadiumin ‘Lusail’ të Doha-s.