Aktualitet Ndryshon ‘tabloja’ meteorologjike, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Ndryshon ‘tabloja’ meteorologjike, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Pas ditëve me reshje shiu, javën që vjen, kthehet moti i ngrohtë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditët e ardhshme.

“Pas disa kohësh me mot të vranët dhe reshje shiu të dendura mbi vendin tonë tashmë ndryshon ‘tabloja’ meteorologjike. Kjo për shkak se javën e ardhshme mbi rajonin e Ballkanit (dhe një pjesë të Europës qendrore) pritet të depërtojë Anticikloni Afrikan.

Ky depërtim i pazakontë ose i rrallëhershëm nuk do të sjellë mot ‘përvëlues’ (siç është e zakonshme në stinën e verës) por padyshim mot të kthjellët dhe temperatura relativisht pak gradë më lartë se të zakonshmet e dimrit (vetëm vlerat e mesditës).

Në këtë mënyrë për të gjithë javën moti parashikohet i kthjellë në të gjithë territorin si dhe vranësira të paka kalimtare në relievet malore në lindje. Karakteristike për këtë javë do të jetë gjithashtu edhe mjegulla e dendur ose mjegullina në zonat luginore dhe ato fushore.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen me rënie madje në disa vende edhe në vlera negative ndërsa ato të mesditës parashikohen nga 6°C në relievet malore deri dhe në 17°C në ato të mesditës”.