Falë fitores së dytë radhazi, Argjentina ka marrë vendin e parë në grup dhe ka evituar përplasjen me Francën.
Golat për Argjentinën u shënuan nga MacAllister dhe Alvarez, të dy në pjesën e dytë. Ndërkohë, në pjesën e parë, Messi humbi një 11-metërsh pas pritjes së Szczesnyt. Portieri polak gjatë ndeshjes me pritjet e tij evitoi një masakër sportive, ndërsa Polonia nuk rrezikoi kurrë para portës argjentinase.
Gjithsesi, përpos disfatës në rezultat dhe lojë, edhe polakët kaluan më tej falë rezultatit të ndeshjes tjetër, atë mes Meksikës dhe Arabisë Saudite.
Meksikanët fituan 2-1, por me golaverazh më të dobët, përfunduan në vendin e tretë të grupit, me 4 pikë.