Armando Broja është padyshim shqiptari më i suksesshëm që ka luajtur në Premier League. Sulmuesi kuqezi shënoi në ndeshjen ku Southampton barazoi 1-1 me Brighton.
Ky ishte goli i pestë sezonal për Brojën në të gjitha aktivitetet, duke u bërë lojtari që ka realizuar më tepër mes 20-vjeçarëve në elitën e futbollit anglez.
Broja është gjithashtu futbollisti i dytë më i ri që shënon tre gola në tre ndeshjet e para si titullar në historinë e Premier League. Shqipëria ka një xhevahir të vërtetë, i cili po shkëlqen në kampionatin më të fort në botë.
5 – Armando Broja has scored five goals in all competitions this season, the most of any U20 Premier League player. Broja (20y 85d) is the second-youngest player in the competition's history to score in his first three home league starts, after Danny Cadamarteri (18y 6d). Star. pic.twitter.com/MID6SS7qNr
— OptaJoe (@OptaJoe) December 4, 2021