Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, gjatë meshës për festën e “Zojës së Shkodrës” u ka bërë thirrje politikanëve që të heqin dorë nga interesat personale dhe të mendojnë për të mirën publike.
“Politikanët të bashkëpunojnë me të gjithë faktorët, për të arritur të mirën e përbashkët. Mos e humbisni shpresën“, është shprehur Arqipeshkvi.
Festa tradicionale e Zojës së Shkodrës, që bie të hënën e parë pas së dielës së tretë të tetorit, kremtohet me mesha, lutje të ndryshme, procesione e nisma të tjera fetare e kulturore.