Tre prej gjashtë të arrestuarve pas protestës së opozitës para Parlamentit më 21 mars do të qëndrojnë në burg pa afat, tre të tjerët në arrest shtëpie.
Ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Tiranës këtë të diel.
Pas hekurave do të qëndrojnë Emiljan Mustafa, Mariglen Doçi dhe Dorian Protoduari, ndërsa Jurgen Gjikola, Arbër Kola dhe Bledar Dollia janë lënë në arrest shtëpie.
Ata u ndaluan të enjten me akuzën se hodhën kapsolla dhe sende të tjera në drejtim të policisë, çka bëri që protesta e opozitës të spostohej nga selia e Kuvendit para drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Veç të arrestuarve nga protestat ka dhe prej atyre që janë në ndjekje nga policia, ndërkohë që mes të proceduarve është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në cilësinë e organizatorit të protestës, me firmën e të cilit njoftohet policia.