Lidhur me arrestimet e zyrtarëve të lartë të PS-së, kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka pse të mbajë përgjegjësi pasi kjo e fundit është individuale.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me ministrat dhe grupin e PS-së, Rama thotë se do të duhej të mbante një përgjegjësi të madhe morale nëse nuk do të kishte punuar për ta çuar para Reformën në Drejtësi, teksa shton se kjo nuk ka ndodhur pasi SPAK po godet në të gjitha anët dhe jo vetëm kundërshtarët e tij politikë.
Edi Rama: Një llum që lidhet duam apo nuk duam ne, edhe me ne. Llum nga shtëpia jonë. Përgjegjësia para ligjit vetëm individuale. Para ligjit kur ka përgjegjësi për shkeljen e ligjit, para popullit kush ka përgjegjësi për të dhënë llogari për çfarëdo qoftë sa herë është nevoja deri kur populli t’i vijë radha të bëjë llogaritë e mandateve që ka bërë. Ja tani dhe llogaridhënia ime për atë që thashë: Mua do të më duhej të mbaja sot një përgjegjësi të madhe morale nëse do të kisha dashur vërtetë ta kisha kapur drejtësinë për llogarinë e pushtetit të kësaj partie, nëse Reforma në Drejtësia nuk do ja kishte hapur lindjes së SPAK ose nëse gryka e re e zjarrit të drejtësisë do të godite kundërshtarët e kësaj partie dhe kësaj qeverie, atëherë do të ishte problem dhe po do të ishte përgjegjësia morale para atyre që na besuan me të drejtë dhe nuk do i zhgënjejmë për Reformën në Drejtësi.
Po përgjegjësi morale pse drejtësia nuk po shikon as majtas dhe as djathta, por vetëm drejtë? Pse strukturat e drejtësisë po godasin para nesh, kjo është absurde. Kjo është absurde sepse për këtë kemi punuar dhe kjo po ndodh. Nuk kemi ditur emra, por kemi ditur që duke u tërhequr nga kontrolli i drejtësisë, asnjë emër nuk ka më asnjë rëndësi. Sa të fajshëm apo të fajshëm. Unë jam i pari kryeministër që ja kam lënë në dorë ta thotë vetëm drejtësia. Kjo parti dhe kjo qeveri e hapin gojën vetëm për të mbështetur SPAK dhe Gjykatën Speciale. Ky proces hetimesh është shumë larg së qenuri të përsosur, ka edhe rrëshqitjet e veta, por pavarësisht, kjo parti do të vazhdojë të mos komentojë për çështjet nën hetim nga SPAK.