Nga aksioni i madh i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Strukturave Speciale Operacionale, për arrestimin e një grupi të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ditën e djeshme, mes të arrestuarve ishte edhe zv.drejtori i Spitalit në Sarandë, Florenc Llanaj.
Ky i fundit është djali i sh-deputetit të PS, Astrit Llanaj, i cili ka qenë ndër themeluesit e kësaj partie në Sarandë dhe deputet në vitet 1997-2001.
Florenc Llanaj, 30 vjeç, mësohet se kishte vetëm pak muaj që kishte marrë detyrën e nëndrejtorit.