Politika Deputetët holandezë takojnë Ramën dhe Bashën: Presim raportin e KE

Deputetët holandezë takojnë Ramën dhe Bashën: Presim raportin e KE

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Europën në parlamentin e Holandës kanë zhvilluar një vizitë faktmbledhëse për plotësimin e 5 prioriteteve që i janë vendosur Shqipërisë.

Ata janë takuar me kryeministrin Rama, ministrin e Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj dhe kreun e opozitës Basha.

Deputeti Anne Mulder në një deklaratë nga ambasada e Holandës që në fillim theksoi se vizita nuk lidhet me kërkesën e parlamentit për rivendosjen e vizave me Shqipërinë.

“Jemi këtu me ftesë të parlamentit të Shqipërisë. Arsyeja e vizitës ka të bëjë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe axhendën e reformave. Ne jemi të informuar dhe jemi të ndërgjegjshëm, që votimi parlamentit holandez për çështjen e vizave, ka tërhequr shumë vëmendje në Shqipëri. Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vizitës tonë dhe as nuk ka qenë, një temë e ngritur apo diskutuar ne takimet që patëm. Tashmë i takon Komisionit Europian të bëjë vlerësimin e vet, të propozoj një rekomandim në lidhje me Shqipërinë. Ne do ta diskutojmë këtë raport në parlament pasi të jetë publikuar”, tha Anne Mulder, deputet holandez.