Gjykata Penale e Tiranës dha sot paradite masa e sigurisë për të arrestuarit në Tiranë për tërmetin e 26 Nëntorit.
Gjykatësja Vjollca Spahiu vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 7 prej 31 të arrestuarve.
Ndër personat që u dha kjo masë sigurisë janë edhe ish-kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për ndërtues edhe ish-zyrtarë të inspektoriateve të ndërtimit.
Ata akuzohen se kanë favorizuar ndërtimin e objekteve që u shembën, jashtë kritereve, në kundërshtim me lejet e lëshuara. Në disa godina të dëmtuara nga tërmeti, janë konstatuar dhe ndërhyrje në struktura.
Arrest me burg për:
Fatbardh Plakun
Fejzi Dyrmishi
Besnik Fuçia
Hodo Valgjoni
Artur Skela
Gëzim Shkalla
Naim Shehi
“Arrest shtëpie” për:
Vjollca Hoxholli
Agim Eski
Gerti Çalliku
Ali Dyrmishi
Asqeri Xhanari
Faik Fejzo
Ndoc Pepkolaj
Mehmet Felani
Pëllumb Korfuzi
Qirjako Gjergo
Shefqet Doda
Luan Bejta
“Detyrim paraqitje”
Anila Harxhi
Bukurije Halili
Zhaneta Tagani
Reis Muça
Merita Kushe
Hekri Visha
Adhurim Qehaja
Stela Maze
Shpëtim Kerciku
Ermir Çina
Jan Ikonomi