Ish-bashkëpunëtori i shërbimeve sekrete amerikane, Edward Snowden e ka përshkruar arrestimin e themeluesit të Wikileaks, Jualian Assange si një “moment të zi për lirinë e shtypit”.
“Fotot tregojnë se ambasadori i Ekuadorit, fton policinë sekrete britanike për të tëhequr jashtë ndërtesës së ambasadës Assange. Puna e tij edhe nëse nuk i ka pëlqyer dikujt, ajo do të hyjë në librat e historisë. Kritikët e Assange mund të gëzohen, por kjo është një kohë e errët për lirinë e shtypit”, shkruajti ai.
Edward Snowden, i cili jeton në Moskë, komentoi mbi arrestimin e Assange, ndërsa kujtoi edhe vendimet e ekspertëve të OKB-së, të cilët kishin sqaruar se arrestimi i themeluesit të Ëikileaks, do të përbënte një shkelje të të drejtave të njeriut.
“Informacion i rëndësishëm për gazetarët, të cilët shkruajnë në lidhje me arrestimin e Assange: OKB-ja zyrtare ka vendosur se çdo arrestim do të ishte arbitrar dhe do të përbënte një shkelje të të drejtave të njeriut”.
Themeluesi i Wikileaks Julian Assange u arrestua pas shtatë vitesh në ambasadën e Ekuadorit në Londër, thotë policia e Britanisë së Madhe.
Policia Metropolitane tha se ai është marrë në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së ëestminster “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno shkroi në Tëitter: “Me një vendim sovran, Ekuadori i hoqi statusin e azilantit Julian Assange pas shkeljeve të tij të përsëritura ndaj konventave ndërkombëtare dhe protokolleve të jetës së përditshme”.
Policia u fut në ambasadë dhe arrestoi Assange pas tërheqjes së azilit nga ana e qeverisë ekuadoriane.
Sekretari i brendshëm britanik, Sajid Javid shkroi në Tëitter: “Gati 7 vjet pas hyrjes në ambasadën e Ekuadorit, konfirmoj se Julian Assange tani është në paraburgim do të përballet me drejtësinë në Britani të Madhe.
Unë do të doja të falënderoja Ekuadorin për bashkëpunimin dhepolicinë metropolitane për profesionalizmin e saj. Askush nuk është mbi ligjin”.
Një ish pirat kompjuterësh, Assange publikoi në faqen e vet Ëikileaks një pafundësi dokumentesh të klasifikuara si sekrete dhe që krijuan trazira në shumë vende të botës. Goditja më e madhe erdhi kur u publikuan një numër i madh telegramesh sekrete të diplomatëve amerikanë.
Britanikët kanë deklaruar se do ta arrestojnë Assange në rast se ai del nga ambasada.
Julian Assange, 47 vjeç themeluesi i Ëikileaks i cili që prej vitit 2012 është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Assange ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shpangur ekstradimin në Suedi, lidhur me rastet e ngacmimit seksual për të cilat akuzohej.