Me anë të një deklarate për mediat, Partia Demokratike ka kërkuar që Edi Rama të mos e bllokojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos.
Sot SPAK ka kërkuar nga Kuvendi që të jepet leje për arrestimin e deputetit Bllako, pasi ai akuzohet për skandalin e inceneratorëve.
Deklarata e Partisë Demokratike:
Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.
Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.
Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjësia direkte e të cilëve në kuadrin e një grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.