Extra Scorpions ndryshojnë tekstin e “Wind of Change” për Ukrainën

Scorpions ndryshojnë tekstin e “Wind of Change” për Ukrainën

Scorpions, të cilët me një hit të tyre në fundvitet ’80, u bënë kolonë zanore e shndërrimeve në kampin e Lindjes, u pozicionuan dhe në këtë rast, duke shprehur mbështetje ndaj Ukrainës që po vuan pas agresionit rus nisur më 24 shkurt.

Grupi legjendar ka ndryshuar tekstin e këngës “Wind of Change” që i referohet Moskës, duke deklaruar kështu se është në anën e ukrainasve.

Në koncertin e tyre në Las Vegas, këngëtari Klaus Maine ndryshoi vargun e parë të këngës që u bë një hit i madh në mbarë botën dhe në vend që të thoshte “Unë e ndjek Moskën deri në Parkun Gorky“, tha “Dëgjoj zemrën time tani: thotë Ukraina”.

“Wind of Change” u shkrua pikërisht nga Klaus Maine në fund të viteve 1980. Hiti ishte e lidhur drejtpërdrejt me rënien e Murit të Berlinit (skenat që dominonin videoklipin) dhe Bashkimin Sovjetik.

Në ato vite, grupi gjerman ishte ndër më të famshmit e hard rocku-t botëror.