Kryesore Arrestimi i Jorgo Goros/ Balla: Drejtësia ka mbështetjen tonë për të çuar...

Arrestimi i Jorgo Goros/ Balla: Drejtësia ka mbështetjen tonë për të çuar në nivel tjetër luftën kundër korrupsionit

“Drejtësia ka të gjithë mbështetjen tonë për të vijuar dhe çuar në një nivel tjetër luftën kundër korrupsionit dhe çdo formë tjetër të shkeljes së ligjit”, kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla kur u pyet në lidhje me arrestimin e Jorgo Goros. Balla nuk preferoi të zgjatej më shumë për këtë çështje, për të cilën tha se nuk komentojnë vendimet e drejtësisë.

Pyetje: Duke qenë se Bashkia e Himarës është fituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ekziston ndonjë vullnet nga PS që bashkinë ta drejtojë një këshilltar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe jo një socialist duke qenë se ju jeni humbësit në këtë bashki?

Taulant Balla: Unë jam ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe nuk më takon që të bëj deklarata të natyrës politike lidhur me vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Himarë. Të ju lëmë vendimmarrjen institucioneve që ju takon me ligj ushtrimi i kësaj vendimmarrje. Do të ishte e pavend që të jepja komente mbi këtë vendimmarrje.

Pyetje: Cili është qëndrimi politik i qeverisë kur të shtunën një kryebashkiak socialist, tashmë i dorëhequr është arrestuar dhe akuzohet për shpërdorim detyre?

Taulant Balla: Qëndrimi ynë është i qartë, ne nuk komentojmë vendimet e drejtësisë. Drejtësia ka të gjithë mbështetjen tonë për të vijuar dhe çuar në një nivel tjetër luftën kundër korrupsionit dhe çdo formë tjetër të shkeljes së ligjit.