Aktualitet Jorgo Goro përfundon në spital

Jorgo Goro përfundon në spital

Jorgo Goro, ish-kryetari i bashkisë së Himarës, është dërguar në spitalin e burgut pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Goro shtruar ne spitalin e burgut, për shkak të shfaqjes së problemeve me zemrën dhe tensionin.

Më herët gjatë së mërkurës, Goro, i arrestuar me urdhër të SPAK, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryetar i Bashkisë së Himarës. Në një letër drejtuar këshillit bashkiak, Goro thotë se pavarësisht se humbi garën e majit të kaluar kundër Belerit, mbeti në detyrë me legjitimitet të cunguar formal dhe moral.

“Rezultati tepër i ngushtë me 19 vota diferencë nuk ishte në favorin tim, po as zhvillimet negative pas zgjedhjeve nuk ishin as në dëshirën as në dorën time. S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve”, shkruan Goro.