Nga Korça, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Vangjel Dule e ka cilësuar arrestimin e Goros si “një lëvizje politike të orkestruar nga dirigjenti Edi Rama”, duke e cilësuar Goron si viktimë të lojës së kryeministrit shqiptar.
“Janë lëvizjet e kryeministrit Rama, lëvizje të cilat nuk mund të sugjestionojnë askënd sepse të gjithë janë të vetëdijshëm që janë lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që përpiqet të ngrejë Edi Rama në Himarë. Thelbi i çështjes është një dhe i vetëm në Republikën e Shqipërisë do respektohet kushtetuta, ligji, konventat evropiane në të cilat vendi është palë a do vihen pjesë e respektimit të përditshëm të të drejtave të qytetarëve të këtij vendi? Është një njollë e pashlyeshme për vendin shtetin e së drejtës, atë shtet që mund të pretendojmë se kemi dhe për demokracinë, mbajtja e zotit Beleri prej 11 muajsh i paraburgosur pa asnjë fakt, argument dhe provë. Për rrjedhojë çështja është shumë e thjeshtë duhet që sa më parë Beleri të kryeje betimin sepse nuk ka asnjë pengesë ligjore për një zhvillim të tillë, të marrë përsipër detyrën dhe në të njëjtën kojë Himara ka nevojë për një transparencë të gjithanshme në ligje me çështjen e pronave dhe kryesisht me ata që kanë përfituar nga ligji i investimeve strategjike. Mbi çdo dhe në çdo çështje që është denoncuar është Edi Rama dhe firma e tij që ka dhënë të gjitha këto të drejta abuzive për rrjedhojë kjo transparencë duhet ti shkojë të gjitha çështjeve deri në fund”, tha ai.
Edhe çështjen e z. Goro e quani politike si të Belerit?
Dule: Të gjitha lëvizjet janë të orkestruara nga dirigjenti i vetëm në Himarë Edi Rama. Sigurisht që ka shumë viktima në radhët e PS të qeverisë por edhe të pushtetit vendor të cilët janë zgjedhur me PS që varfërisht zbatojnë urdhrat e Ramës dhe janë ata që mbajnë barrën e përgjegjësisë ligjore sepse ne kemi një kryeministër që është tërësisht i papërgjegjshëm.
Goro është denoncuar nga vetë Beleri?
Dule: Kryebashkiaku i Himarës nuk është zgjedhur sipas meje, por sipas KZAZ Himarë, KQZ dhe Gjykatës së faktit Vlorë. Asnjë arrestim nuk mund të na sugjestionojë që të fokusohemi tek pjesa, jemi të vetëdijshëm që tjetërkund fle lepuri. Është Edi Rama që mban përgjegjësinë ekskluzive për kasaphanën e pronave në Himarë.
Për Vangjel Tavon nëse do ishte kandidat për Himarën?
Dule: Besoj se nuk ka lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që po përpiqet të ngrejë në bashkinë e Himarës që mund të sugjestionojë qytetarët që e njohin e dinë realitetin e plane diabolike të zotit Rama me pronat në Himarë