Politika Ilir Meta feston 55 vjetorin e lindjes në majë të hekurave (VIDEO)

Ilir Meta feston 55 vjetorin e lindjes në majë të hekurave (VIDEO)

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sot feston 55-vjetorin e lindjes.

Por ai duket se ka vendosur ta festojë këtë përvjetor në mënyrë të pazakontë.

Meta është shfaqur mëngjesin e kësaj të diele mbi një hekur, ku teksa përpiqet të mbajë ekuilibrin uron një të diel me aventura.

“Të dashur miq, ju uroj një të diel plot aventura dhe relaks. T’ia kaloni mirë”, shprehet Meta në video.

Duket se Meta, pas palestër, tashmë ka nisur edhe eksplorimet në natyrë, ndërsa në skenën politike shfaqet me raste sporadike.