Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha, ka dalë mesditën e kësaj të marte në një deklaratë për mediat fill pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve demokratë, në fokus të së cilës ishin reforma zgjedhore dhe komisioni i kësaj reforme, për të cilin kanë kërkuar ndryshim të përbërjes.
“I diskredituar ndërkombëtarisht, nuk pranon një diskutim të hapur dhe jashtëzakonisht shqetësuese të krijuar nga Beogradi dhe Rusia. Nga ana tjetër ka të dhëna se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, po përgatitet për të marrë votat që ti emërojë opozitës përfaqësuesit të saj. Opozita është e vendosur të qëndroj në mbrojtje të të gjithë atyre. Në mbledhje u diskutua dhe çështjet e rendit e ditës. Ishte një mbledhje shumë e frytshme”, tha Berisha.
Ndër të tjera, ai ka reaguar edhe për arrestimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili ka marrë përsipër organizimin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës më 24 shtator.
Berisha u shpreh se presioni i madh ndërkombëtar e detyroi presidentin serb Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë. Ai theksoi se ky është një hap i madh, por theksoi se duhet të gjykohet në Kosovë, “aty ku ka kryer aktin terrorist”.
“Presioni i madh ndërkombëtar ka detyruar Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë. Ky arrestim është një hap, por duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”, tha Berisha.