Kryesore Sulmi terrorist në Kosovë/ Serbia arreston Radoiçiç, i caktohet masa e paraburgimit...

Sulmi terrorist në Kosovë/ Serbia arreston Radoiçiç, i caktohet masa e paraburgimit për 48 orë

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, Milan Radoiçiç, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

“Zyrtarët policorë dhe Policia e Krimeve ka bastisur në apartamentin e Milan Radoiçiç, i cili është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Vetë Radoiçiç kishte marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit me armë në Kosovë nga grupi terrorist.

Pas akuzave me prova nga Kosova, Radoiçiç dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të partisë Lista Serbe.

Para arrestimit, Radojiçiç kishte shkuar për të dëshmuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, në cilësinë e dëshmitarit, në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Autoritetet nënvizojnë se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur një kallëzim penal ndaj Radojçiç. Por nuk saktësohet se çfarë akuzash rëndojnë ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe.