Katër zyrtarë të Universitetit Bujqësor në Kamëz janë vënë në pranga për falsifikim, vjedhje dhe shpërdorim detyre.
Prokuroria thotë se kërkon vendosjen e masës arrest me burg për ta.
Sipas prokurorisë, me veprimet e tyre aktive këta persona dyshohet se i kanë sjellë dëm interesave të shtetit, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin për hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.