Policia e Beratit ka arrestuar 43-vjeçarin Pajtim Shyti, i shpallur 3 herë në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Shyti është akuzuar 3 herë në Shqipëri e Mal të Zi gjatë periudhës 2017-2021 për veprën e tij penale. Atij i duhet të vuajë 7 vjet dënim në Shqipëri ndërsa është në kërkim edhe nga autoritetet malazeze.
Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 30.05.2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi në vitin 2016, u kap në Përmet, duke shpërndarë lëndë narkotike.
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.05.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, pasi në vitin 2016, në banesën e tij në Berat, iu gjetën sasi lëndësh narkotike heroinë e kokainë, si dhe fara kanabisi.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 15.01.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze, po për prodhim dhe shitje narkotikësh.