Një person i cili përdorte identitetin Clement Turpin është vënë në pranga nga policia franceze pas një operacioni anti-drogë. Turpin është gjyqtari francez që vendosi në gjysmëfinalen e Championsit mes Ajaksit dhe Juventusit në Torino. Por në fakt nuk bëhet fjalë për Clement Turpin e vërtetë, por një person tjetër që kishte përdorur identitetin e tij.
Një 34-vjeçar i quajtur Munir A, i kishte vjedhur identitetin gjyqtarit të famshëm francez, për të kaluar me lehtësi kontrollet policore. Ai transportonte lëndë narkotike nga Belgjika në Francë dhe ishte pjesë e një bande të organizuar të narko-trafikut, ndërsa policia ka zbuluar të gjithë rrjetin dhe mënyrën sesi banda vepronte.