Është vënë në pranga i dashuri i polices Aldorjana Loshi. Kjo e fundit u vetëvra të Premten me armën e shërbimit.
Siç bën me dije Policia, 28 vjeçari Endri Nika akuzohet për “pengim të zbulimit të së vërtetës”. Mësohet se ka qenë ai i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen, kjo pasi fshiu mesazhet në telefonin e saj.
Kujtojmë se 21 vjeçarja u gjet e pajetë rreth orës 18:30 të Premten në banesën e saj në kryeqytet.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj”, thotë Policia për rastin.
Arrestimi i tij është kryer gjatë natës. Ndërkohë, ditën e djeshme, ai i ka telefonuar me dhjetëra herë 21 vjeçaren, por ajo nuk i është përgjigjur.
Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetri. Kjo mund të ketë qenë arsyeja që e ka nxitur 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë.