Policia italiane arrestoi mëngjesin e së shtunës kapitenen gjermane të një anije që iu vjen në ndihmë emigrantëve, pasi ankoroi në portin e Lampeduzës.
31-vjeçarja Carola Rackete, kapitene e anijes Sea Watch 3, u ndalua nga policia italiane dhe u çua për t’u marrë në pyetje në kuesturën e Lampeduzës.
Pasi priti për disa ditë në ujërat ndërkombëtare për një ftesë nga Italia apo vendet anëtarë të BE për të pranuar anijen me emigrantë, Carola vendosi të lundrojë për në ishullin jugor të Lampeduzës, por u bllokua nga fregatat vendase. Megjithatë në orët e para të së shtunës, kapitenia 31 vjeçare hyri në portin e ishullit italian dhe ankoroi pavarësisht trupave të shumta ushtarake në port.
Mediat italiane raportojnë se Carola Rackete u arrestua pasi i bëri rezistencë një anije luftarake dhe mund të përballet me një dënim deri në 10 vjet në burg.
Ministri i Brendshëm italian, Salvini kishte thënë më herët se Rackete mund të ankoronte në Lampeduza, nëse vendet e tjera të BE vendosnin të pranonin emigrantët që ajo kishte në anije.