Aktualitet Arrestohet këngëtarja Fjolla Morina, kapet me dy pistoleta

Arrestohet këngëtarja Fjolla Morina, kapet me dy pistoleta

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina është arrestuar këtë të shtunë në doganën e Morinës, pasi është kapur me një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak, si dhe një pistoletë çakmak.

Policia thotë se Morina udhëtonte me dy shtetas të tjerë nga Kosova dhe Belgjika dhe se gjatë kontrollit ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me 23 fishekë luftarakë si dhe një pistoletë çakmak.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër çakmak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pistoletat e sekuestruara

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.