Kryesore “Deti”, Nikos Dendias: Zgjerimi në Jon nuk kërkon miratim nga palë të...

“Deti”, Nikos Dendias: Zgjerimi në Jon nuk kërkon miratim nga palë të treta

Në një intervistë për një media greke, ministri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, Nikos Dendias, është shprehur se pas arritjes së marrëveshjes me Italinë dhe Egjiptin, Greqia është duke punuar për zgjerimin e ujërave territoriale të me 12 milje, fillimisht në detin Jon.

Ndërkohë, ai thekson se ky zgjerim është i përcaktuar edhe nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe nuk kërkon miratim nga palë të treta.

“Qëllimi ynë është që gradualisht të caktojmë, gjithmonë brenda kornizës së Ligjit Ndërkombëtar, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, atëherë kur kërkohet, edhe me fqinjët tanë.

Pas marrëveshjeve me Italinë dhe Greqinë, është situata e duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshme. Shërbimet përkatëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë duke punuar për hapat e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje, fillimisht në Jon. Kjo është një ushtrim i së drejtës ekskluzive të përcaktuar nga Ligji Ndërkombëtar i Detit, që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi apo miratimi nga palë të treta”, është shprehur Dendias.

Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se dy shtetet mund t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes, duke dhënë si alternativa Gjykatën e Hagës apo atë të Hamburgut.