Mbrojtësi brazilian Dani Alves që është njëkohësisht edhe futbollisti me më shumë tituj në historinë e futbollit, është arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual.
Ndalimi i tij është bërë në Barcelonë ku kishte shkuar për të dëshmuar rreth akuzave në dëm të tij, ndërsa prangat iu vendosën në sallën e gjyqit.
Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga një vajzë e cila tha se ishte dhunuar seksualisht nga ish-mbrojtësi i Barcelonës në një lokal në zonën Sutton në datën 30 dhjetor.
Futbollisti i famshëm brazilian ka pranuar që ka qenë në atë klub nate kur ka ndodhur krimi i supozuar, por ka theksuar se nuk e njeh fare gruan në fjalë.
“Nuk e njoh, nuk ia di emrin, nuk e kam parë kurrë”, thonte ish-lojtari i Barcelonës në një intervistë për një televizion spanjoll.
Tashmë i takon gjyqtarit të vendosë nëse mbrojtësi i Pumas do të lirohet apo do ta kalojë pas hekurave periudhën e gjykimit.