Arrestohet në Poloni Gentian Bleta, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në Kamzës
I dyshuari në pengmarrjen e 49-vjeçari identifikohej edhe si Nik Bleta. Ndërkohë, Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij nga Polonia.
Prenga u mor peng në janar të këtij viti dhe u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe gjeti vdekjen, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.
Deri më tani, për këtë ngjarje, në pranga përfunduan Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.