Aktualitet OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dy të dënuarve për...

OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dy të dënuarve për vjedhje

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë dy të dënuarve për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Pasurinë duhet ta justifikojnë brenda 48 orëve Elis Gjypi dhe Genci Prifti, të dy me banim në Tiranë.

Gjypi është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë, ndaj Priftit është caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Vjedhja e bankave, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta të dënuar duhet t’iu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut.