Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës finalizoi me sukses operacionin antidrogë “Hostage”, ku në fund të tij u arrestua një person dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Efektivët e policisë kishin marrë informacion për një person që shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Tiranës dhe menjëherë u vunë në survejimin e tij. Pas mbledhjes së fakteve u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E.J. të cilit iu sekuestruan disa doza kokainë gati për shitje.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit policia sekuestroi rreth 300 gr kokainë, 1500 euro, 46 mijë lekë dhe 14 telefona celularë, të cilët E.J. dyshohet se ua mbante peng personave të ndryshëm për lëndën narkotike.