Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re për Brexit-in, përpara se udhëheqësit evropianë të takohen në Bruksel.
Të dyja palët kanë punuar për tekstin e marrëveshjes, që tani duhet të marrë miratimin e parlamenteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre të vendeve të BE-së.
Kryeministri britanik Boris Johnson shkroi në Twitter: “Kemi arritur një marrëveshje të shkëlqyer që na kthen kontrollin”.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker theksoi: “Kemi një marrëveshje! Është e drejtë dhe e ekuilibruar si për BE dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është testament për përkushtimin tonë për të gjetur zgjidhje. I rekomandoj parlamenteve që ta miratojnë”.
Marrëveshja e re do të thotë që Irlanda Veriore të mbetet në një marrëveshje doganore me BE ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar të largohet, që do të thotë se do të kërkohen kontrolle rregullatore të diskutueshme në detin irlandez.
Fokusi do të kthehet tani nëse Johnson ka mbështetje të mjaftueshme të kalojë marrëveshjen përmes Parlamentit, pasi partnerët qeverisës të Johnson refuzuan marrëveshjen.
Partia Demokratike Unioniste, e cila i jep qeverisë 10 vota, e kishte refuzuar marrëveshjen ashtu siç e bënë të ditur më herët të enjten.