Mesa duket i ka ardhur fundi telenovelës Nejmar, pasi e ardhmja e brazilianit do të jetë te Barcelona.
Sipas gazetarit italian Xhanluka Di Marcio, është arritur marrëveshja midis palëve për transferimin e yllin brazilian në “Kamp Nou”.
Thuhet se ditën e sotme kishte një takim midis Al-Khelaifit dhe Bartomeut, ku u fol për sulmuesin dhe është gjetur gjuha e përbashkët për kalimin e Nejmarit te Barcelona.
Zyrtarizimi dhe nënshkrimi i kontratës pritet të vijë në orët e ardhshme, por e sigurt është që Nejmar do të jetë një lojtar i Barcelonës. 27-vjeçari rikthehet aty ku bëri debutimin e tij në Europë dhe luajti për 4 sezone.
Në garë për të marrë shërbimet e brazilianit ishte edhe Real Madridi, por katalanasit u treguan më të shpejtë për të rikthyer lojtarin në Spanjë.