Aventurës së Massimo Ferreros në drejtimin e Sampdorias po i vjen fundi. Pas bisedimesh të shumta klubi dorian shumë shpejt do të kalojë në pronësi të kompanisë që udhëhiqet nga Gianluca Vialli i cili konsiderohet edhe si një legjendë e Sampdorias. Bëhet fjalë për kompaninë CalcoInvest LLC, që përveç Gianluca Viallit ka në përbërje edhe Fausto Zanetton, Jamie Dinan dhe Alex Knaster.
Që marrëveshja mes Ferreros dhe drejtuesve të CalcoInvest LLC të arrihej u desh ndërhyrja e Edoardo Garrones që me një shumë prej 10 milionë eurosh zhbllokoi tratativën. Sampdoria do të shitet për shumën e 85 milionë eurove, plus 30 milionë euro të tjera që janë borxhe dhe do të mbulohen nga grupi që drejtohet nga Vialli. Pas 5 vitesh Massimo Ferrero presidenti karizmatik i klubit dorian do të largohet për t’i lënë vendin rikthimit të idhullit të tifozerisë së Sampit, pikërisht Viallit.