Gjumi i mirë është një element shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e ditës sonë. Shumë hulumtues suedez kanë bërë një studim, ku shpjegojnë arsyer se pse është mirë që të flini në anën e majtë.
Një ndër arsyet kryesore është përmirësimi i tretjes. Sipas studiuesve, fjetja në krahun e majtë bën më të lehtë tretjen e ushqimit në stomak. Arsyeja e dytë dhe mjaft e rëndësishme ka të bëjë me qarkullimin e gjakut. Mësohet se fjetja në krahun e djathtë sjell qarkullim të dobët të gjakut, kështu që flini në krahun tjetër.
Së fundmi, fjetja në anën e majtë bën të mundur mirëfunksionimin e të gjithë organeve si stomaku, pankreasi etj.