Prokurorja e Përgjithshme e përkoshme Arta Marku ka bërë ndryshimin e parë në stafin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Kështu, drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurori, Rovena Gashi është larguar nga kjo detyrë dhe në vend të saj është emëruar Arqile Koça.
Ky i fundit ishte kandidat për kryeprokuror të përkohshëm.
Në përbërje të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve”.
Ndërkohë, Rovena Gashi është caktuar prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Prokurorja Gashi ishte një ndër zyrtarët e prokurorisë që hynte tek bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.