Arta Marku ka marrë sot zyrtarisht detyrën e re të Kryeprokurores së Përkohshme.
Arta Marku do të drejtojë Institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të zgjedhë Kryeprokurorin e Përgjithshëm.
Marku mori sot çelësat e organit të akuzës nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.
Pas takimit me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, kryeprokurorja Marku la ambientet e Prokurorisë dhe iu drejtua Kryesisë së Kuvendit.
Ajo po merr pjesë në një aktivitet mbi monitorimin e institucioneve të pavarura, ku i pranishëm është edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Kryeprokurorja e re shfaqet e qeshur pas marrjes së detyrës, edhe pse një ditë më parë ajo u betua në një situatë të jashtëzakonshme.