Spotify zbulon artistët më të dëgjuar të dekadës. Në krye të listës top 5 artistët më të mirë kryeson Drake me hitin e tij “One Dance”, që deri tani ka kapur rreth 50 milionë shikime në YouTube.
I dyti në listën e artistëve që kanë depërtuar në mbarë globin është Ed Sheeran, këngët e të cilit kanë rrëmbyer zemrat e të gjithëve që në momentin e publikimit.
“Shape of You” ndiqet nga “Rockstar”, produksioni muzikor që i mundësoi Post Malone të jetë pjesë e kësaj renditjeje. Në top pesëshe nuk mungon edhe ylli i popit Ariana Grande dhe Eminem, një nga këngëtarët që ka shitur më shumë albume në mbarë globin.
Edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha nuk mungon në këtë klasifikim. Ajo është e 15-ta artiste femër më e dëgjuar në Spotify. Lajmin se ajo është pjesë e artisteve femra më të dëgjuara për këtë vit, ajo e bëri të ditur përmes këtij postimi në Twitter, ku siç shihet është një njoftim i shpërndarë më parë nga fansat e 30-vjeçares.
Këngëtarja me origjinë shqiptare tregon se edhe me klasifikime të tilla që i mundësojnë një pozicion të mirë në arenën ndërkombëtare, zemra mbetet në vendin e saj, Shqipërinë.
Bebe ka bërë të ditur se ndihma për shqiptarët nuk do të mbyllet me vetëm ndërtimin e dy shtëpive. Përmes llogarisë së saj në Instagram ajo ka treguar se do të organizojë një koncert në shtetin amë.
Suksesi i shqiptarëve në tregun e huaj nuk ndalet. Edhe Ava Max e njohur me hitin “Sweet but phsyco”, ka arritur të pushtojë listat botërore. Në këtë fundvit, me mbledhjen e të dhënave për artistët, Max renditet në top 10 këngët më të dëgjuara të vitit në Apple Music. Këngëtarja me origjinë nga Saranda është edhe pjesë e këngëve më të kërkuara në Shazam.
25-vjeçarja ka arritur të marrë miliona klikime edhe në platforma të tjera si: Spotify dhe YouTube.