Moderatori Artur Zheji nga studio e emisionit “360 Gradë” ka ngritur dyshimet nëse Blushi do të jetë kryeministër i qeverisë tranzitore.
“Kam një pyetje që është e natyrës gossip. Sipas një thashethemi sot Blushi është fotografuar duke hyrë në Kryeministri. Mos është duke u biseduar për t’ia besuar qeverinë tranzitore Ben Blushit? Mund të jetë një kandidaturë? Ben Blushi mund të jetë kryeministër”, tha Zheji.
Analisti është prej kohësh kundërshtar i Ramës dhe mbështetës pothuajse haptazi i opozitës.