Me Munir El Haddadi pranë largimit nga Barcelona, klubi katalanas ka nevojë për një lojtar që do të shërbente si zëvendësuesi i qendërsulmuesit dhe Arturo Vidal mund të jetë përgjigja.
Luis Suarez mbetet titullari i padiskutueshëm, por ekziston nevoja për një zëvendësues gjatë muajve të fundit të sezonit.
Nuk do të ishte hera e parë që Vidal luan në atë pozicion pasi e ka bërë te Kili kur ka pasur emergjenca në sulm. Ai ka shënuar 25 gola në 105 ndeshje.
Kështu që trajneri Ernesto Valverde po konsideron ta përdorë blerjen e verës në një rol më të avancuar.
“Është e mundur,” shprehet ai kur pyetet nëse mesfushori mund të luajë përpara në konferencën e shtypit të mërkurën.
“Nuk e mohoj që më ka shkuar në mendje. Ai ka impulsin dhe gjithmonë mbërrin në zonë. Është një opsion, të shohim.”